Report TV - U ekzekutua sot në mes të Rrëshenit, kush është Armando Gjini?
  • 5 years ago
Armando Gjini i cili u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Rrëshenit njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ?Precizioni? Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.
Recommended