RTV Ora - Ekzekutohet në qendër të Rrëshenit Tonin Gjini

  • 5 years ago
#rtvora

Ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit të Rrëshenin Tonin Gjini, i njohur edhe si Armando Gjini (ne foto).

Krimi u raportua rreth orës 11: 33 të paradites së sotme.

Mësohet se 48 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me djalin e tij në automjet, në momentin kur në trafik i është afruar një fuoristradë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar menjëherë me armë zjarri.

Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

"Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit" informon policia.

Si i shpetoi atentatit te majit

Duket se në qytetin e Rrëshenit tensionet janë të larta. Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një seri vrasjesh në dy vitet e fundit në Rrëshen. Madje në 6 maj të këtij viti, (2019) në automjetin tip Benz të Gjinit ishte vendosur rreth 700 gram tritol. Edhe në atë kohë ai ishte duke udhëtuar me djalin të cilin po e çonte në shkollë kur ka konstatuar lëndën eksplozive. Fatmirësisht ngjarja u shmang, pasi ndërhynë Forcat Speciale dhe antiterrorit që u nisën nga Tirana drejt Rrëshenit për të çaktivizuar tritolin. Nga shperthimi i komanduar u dëmtua tërësisht makina. Në atë kohë Gjini pat deklaruar se nuk kishte asnjë problem familjar apo personal duke theksuar se mund të kishin ngatërruar shënjestër
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasje-ne-qender-te-rreshenit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended