Nga Gjipeja në Pogradec lirohet 3600 m2 plazh i zaptuar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacioni ?Plazh i lirë? ka vijuar këtë të prente në Himarë, Pogradec dhe në Durrës, ku është bërë i mundur lirimi i 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë janë porceduar penalisht 5 administratorë subjektesh si dhe 4 zyrtarë bashkiakë. Policia e Vlorës liron një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë - Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo. Në total lirohen 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. Sipas policisë janë ndjekur penalisht shtetasit Ll. Sh., M.Dh., F.B. dhe A.Z., me detyrë administratorë të këtyre subjekteve. Gjithahstu në kuadër të këtij operacioni është proceduar penalisht për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, shtetasin L.M Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Himarë. Ndërkohë operacioni ka vijuar në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për ?Shpërdorim detyre? tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, konkretisht shtetasit: G.L, A.P, dhe E.B, banues në Pogradec. Ndërsa në Durrës - tek shkëmbi i Kavajës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan rreth 160 shezlongë në administrim nga shtetasja D.D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor.
Recommended