Gjykata nxjerr nga qelia ish-kampionin e boksit, pjesëtar të grupit Bajri

  • 5 years ago
SHKODER-I arrestuar 5 muaj më parë, Nelson Hysa 35 vjeç, ish-kampion boksi me Vllazninë që u akuzua për përfshirje në grupin kriminal të Bajrajve është liruar nga qelia. Pas arrestimit në mars të këtij viti, gjykata e krimeve të rënda e la në masën e sigurisë arrest me burg 35 vjecarin për akuzën e grupit të strukturuar dhe trukimit të ndeshjeve.

Por pasi ra akuza për grup të strukturuar kriminal, Krimet e Rënda shpallën mos kompetencën dhe cështja kaloi te gjykata e Shkodrës vetëm për trukim të ndeshjeve. Hysa apeloi vendimin e arrestit me burg dhe gjykata e Shkodrës ndryshoi masën duke e lënë në arrest shtepie.

Të njëjtën masë gjykata ka dhënë disa muaj më parë edhe për ish-portierin e Vllaznisë Admir Grima. I shpallur në kërkim prej shatorit të 2018 Nelson Hysa u arrestua në kuadër të operacionit 'Oazi' në 9 mars 2019 në një banesë të marrë me qira tek Komuna e Parisit ku iu sekuestrua edhe një makinë tip BMW seria 5 me akuzën e grupit të strukturuar kriminal në lidhje me Bajrat e Shkodrës. Me herët ai i ka shpëtuar vetëm me një plagosje një atentati në 6 maj 2017 ku u qëllua me 2 plumba.

Recommended