Report TV - 'Mitsubishi' përplas autobusin e linjës Korçë-Miras, tre të plagosur

  • 5 years ago
KORÇË-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës, si pasojë e së cilit kanë mbetur të lënduar disa persona.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku një automjet tip " Mitsubish" është përplasur me një autobus të linjës Korçë-Miras. Të lënduar kanë mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët e "Mitsubishi-t". Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë hyrja e gabuar e mjetit nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore.

Shqiptarja.com sjell foto nga aksidenti ku shihet që përplasja ka qenë e fortë, pasi "Mitsubishi" kanë pësuar dëm të madh në pjesën e përparme, i cili ka goditur autobusin në pjesën anësore të tij.

Recommended