Trafik kilometrik ne aksin Fushe Kruje – Thumane

  • 5 years ago
Më shumë se dy orë për të përshkruar vetëm 8 kilometra rrugë. Është kjo situata stresuese në të cilën duhet të kalojnë të gjithë udhëtarët që duhet të kalojnë në aksin rrugor Fushë Krujë ? Thumanë. Një situatë që përsëritet çdo ditë në këtë rrugë të mbingarkuar në këtë sezon veror.

Siç duket edhe nga pamjet, vargu i automjeteve është kilometrik dhe shpejtësia e qarkullimit është thuajse zero. Pjesa e autostradës pranë Thumanës është tërësisht e bllokuar.
Ky trafik mjaft i renduar zgjat prej mesditës deri në orët e vona të mbrëmjes. Në disa pjesë të këtij segmenti ndodhen efektivet e policisë së qarkullimit rrugor, por pa mundur te minimizojnë trafikun që për më shumë se dy javë është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.

Recommended