Aksident në rrugën Lushnje-Berat, plagosen katër persona, nje prej tyre mbetet i bllokuar në mjet

  • 5 years ago
LUSHNJE- Katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Një prej personave të plagosur ka mbetur i bllokuar në mjet.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojë të nxjerrin drejtuesin e mjetit i cili ka mbetur i bllokuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së kësaj të diele, ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Recommended