Report TV -Anti informaliteti bllokon hotelin në Vlorë, pronari Me hyrjen u mor Ylli Baka!
  • 5 years ago
VLORE-Vijon lufta kundër informalitetit me kontrollet në vijën bregdetare dhe jo vetëm. Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli në Vlorë, pasi është kapur me shkelje. Hotel 'Tragjasi' që u bllokua ndodhet në zonën me të njëjtin emër në Orikum në pronësi të Hasan Labajt. Shkak për bllokimin është bërë mungesa e deklarimeve për të gjithë biletat për një mbrëmje me muzikë live ku i ftuar ishte këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka. Për këtë arsye Hasan Labajt, ish-kandidat për bashkinë e Orikumit në 2011 iu bllokua hoteli dhe u gjobit. I kontaktuar nga Shqiptarja.com Labaj e cilësoi të turpshme publikimin e fotove të hotelit të bllokuar dhe sqaroi sipas tij të vërtetën e bllokimit.

"Unë kam një hotel në Tragjas të ndërtuar që në 1994 dhe vendosur në funksion në 2004, kam hedhur miliona. Jam deklarues i rregullt. Mbrëmë kishte muzikë live, erdhi kontrolli dhe përsa i përket deklarimeve për hotelin dhe punonjësit ishte gjithcka në rregull. Inspektorët më vendosën gjobë 50 mijë lekë dhe më bllokuan hotelin, pasi sipas tyre nuk kisha prerë të gjitha biletat për personat që ishin futur. Por unë kisha një marrëveshje me këngëtarin Ylli Baka që me hyrjen merrej ai, përfshirë këtu edhe biletat.
Recommended