Ervin Demo betohet pa incidente si kryebashkiak i Beratit, konstituohet edhe Këshilli Bashkiak

  • 5 years ago
Është betuar kryebashkiaku i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo. Po ashtu në ambientet e kësaj bashkie është bërë edhe konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Fillimisht me anë të votave të 29 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak të PS dhe një nga Bindja Demokratike u zgjodhën kryetari i këshillit bashkiak Ervini Ceca, dhe nënkryetare Elona hoxha .

Pas zgjedhjes së kryetares dhe nënkryetarit kryetari I bashkisë bëri betimin e tij përpara të pranishmëve.

"Sot duhet kthyer besimi. Për të ardhmen e tyre. Unë besoj fortë që përgjegjësia është që në këtë mandat jo vetëm ta bëjmë këtë istitucion me fytyrë njerzore por duhet të bëjmë kthesën për të kthyer shpresën për të rinjtë" ka deklaruar ndër të tjera Demo.

Recommended