Report TV -Delfinët dhurojnë spektakël në brigjet e Karaburunit

  • 5 years ago
Delfinët kanë dhuruar spektakël për turistët në Karaburun. Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes duke postuar videon me pamje nga spektakli i delfinëve në Karaburun.

?Mirëmëngjes dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë?, shprehet Rama.

Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe u kanë uruar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije drejt Karaburunit.

Recommended