Report TV -Varrimi i Festim Latos flasin familjarët dhe bashkëpunëtorët

  • 5 years ago
VLORË- Kanë nisur paraditen e sotme homazhet për presidentin e vetëshpallur të Çamërisë Festim Lato i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Holandë një javë më parë. Ai do të përcjellet ditën e sotme për në banesën e fundit në fshatin Bestrovë, i cili është edhe vendlindja e tij.

Arkivoli i tij është mbluar me flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën dje në Rinas trupin e tij për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës.

Ishin mediat holandeze ato që shkruan se Lato ishte një person i zhytur në borxhe miliona euroshe, ndërsa edhe personazhë të vecantë në Shqipëri, si historiani Arben Llala, në shkrime të tij e ka akuzuar Laton si mashtrues.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden, jashtë së cilës duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen.

Recommended