RTV Ora - Çuçi në Lushnje: Janë rritur eksportet e specit, domates, kastravecit dhe lakrës

  • 5 years ago
#rtvora

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka vizituar një nga pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore në Lushnje. Ai ka konfirmuar s janë rritur eksportet bujqësore, nga këto pika të grumbullimit që shërbejnë si hallkë kryesore ndërmjet fermerit dhe tregut.

"Po shohim statistikat e këtij 6-mujori dhe është fakt që kemi rritje të eksportit të specit, domates, kastravecit, lakrës dhe shumë perimeve të tjera. Rritja mesatarisht shkon deri në 90%. Kemi rritje në vlerë dhe në çmim krahasuar me vitin 2018?, tha ministri Çuçi.

Ministri e vuri theksin tek çertifikimi i Global G.A.P si një domosdoshmëri për të rritur më tej çmimin dhe vlerën e prodhimeve tona bujqësore.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sektori bujqësor ka njohur një rritje me 24%. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Gjatë këtij viti pikat e grumbullimit kanë zgjeruar hartën e tregjeve ku eksportojnë. Përveç vendeve si Italia, Suedia, Anglia, Gjermania, Çekia, Polonia, Bullgaria, Kroacia etj, një pjesë e prodhimeve tona bujqësore shkojnë tashmë edhe në Indi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cuci-ne-lushnje-jane-rritur-eksportet-e-specit-domates-kastravecit-dhe-lakres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended