Report TV -Platforma e famshme turizmit certifikatë ekselence për Bunk’Art 1&2

  • 5 years ago
Turistët e thanë të tyren, në Shqipëri muzetë Bunk?Art 1 dhe Bunk?Art 2 duhen vizituar. Vlerësimet e shumta ranë në vesh të Trip Advisor, platformës gjigante botërore mbi udhëtimet dhe turizmin, e cila vendosi që kësaj copëz të gurtë të historisë shqiptare t?i atribuojë Certifikatën e Ekselencës.

?Është një vlerësim që vjen nga vizitorët nga mbarë bota, e jepet falë komenteve të vazhdueshme pozitive. Një certifikim që vetëm një numër i kufizuar sipërmarrjesh e arrin, ndaj nuk mund të ishim më të lumtur?, shprehen përfaqësues nga Bunkart 2.

Bunk?Art 2, përmes bunkerit antiatomik të të Ministrisë së Brendshme, ndërtuar në diktaturë rrëfen paranojën e udhëheqjes së asaj epoke, ndaj një lufte të mundshme. Në rast se kjo ndodhte, në objektin e njohur me emrin e koduar ?objekti shtylla?, do të strehoheshin qeveritarët.

Ky muze hedh dritë rreth asaj periudhë përmes informacioneve të ekspozuara rreth Policisë Shqiptare të kohës, burgjet, kampet e punës apo edhe viktimat e komunizmit.

Ndërsa, Bunk?Art 1, gjendet pranë malit të Dajtit e përmban bunkerin anatomik të Ushtrisë Shqiptare në komunizëm. Në muze mund të përshkosh 100 dhoma, të cilat u përdorën për qëllime ushtarake, dhe sigurisht të menduara si strehim i mundshëm i qeverisë së asaj kohe, nëse lufta atomike një ditë do të ndodhte.

Dy muzetë, janë objekte simbol të ndërtuara nga Qeveria Rama, për të rrëfyer vuajtjen e torturat çnjerëzore që mijëra njerëz pësuan, gjatë një prej diktaturave më të egra të historisë së njerëzimit.

Recommended