Report TV - Vlorë, jahti pëson defekt në motor, Roja Bregdetare shpëton 8 serbë gjatë natës

  • 5 years ago
VLORË-Rojet bregdetare shqiptare në Vlorë kanë bërë të mundur shpëtimin e 8 personave me shtetësi serbe të cilët po udhëtonin me jaht gjatë natës së djeshme.

Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se jahti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar një defekt në motor. Ata kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit me flamur italian i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Për këtë operacion shpëtimi u angazhua angazhuar anija e gatshme Sazan P- 116 "Bora" e ndërsa është komunikuar edhe me kapiterinë e porteve dhe policinë kufitare.

Recommended