Report TV - Korçë, ekzekutoi kunatin emigrant, 71 vjeçari vret veten në momentin e arrestimit

  • 5 years ago
KORÇË-Serefedin Zenellari, 71 vjeç, i cili një natë më parë vrau kunatin e tij Gramoz Nakon 57-vjeç është vetëvrarë mëngjesin e sotëm.

Policia ka shkuar na banesën e tij për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen e një nate më parë, por Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.

Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë.

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesën e tij, nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Nako jetonte prej vitesh në SHBA, e ndërsa mësohet se viktima ishte babai i dy fëmijëve.

Recommended