Ademi kerkon Komision Administrativ Europian per Shkodren

  • 5 years ago
Në një letër të gjatë publike drejtuar ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Austrisë dhe Zvicrës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë se ajo që ndodhi më 30 Qershor ishte e paligjshme ndaj kërkon që qyteti i saj të merret nën administrim nga fuqitë e huaja. Ademi e bën këtë propozim duke sjellë në vëmendje edhe raste të së kaluarës.

"Sot, në 2019- ën nuk mund t?ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën! Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një Komision Administrativ Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese"!

Kryebashkiakja e Shkodrës në detyrë thotë se qyteti i saj nuk do ta pranojë rezultatin e 30 Qershorit.

"Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e vet! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në një neodiktaurë"!

Në letrën e saj, Ademi kërkon takim me ambasadorët për të diskutuar mbi propozimin e saj për të lënë qytetin në dorë të një Komisioni Administrativ Europian.

Tv Klan

Recommended