RTV Ora - Karta edhe për studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë

  • 5 years ago
#rtvora

Studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, janë përfituesit e radhës nga karta e studentit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se janë pajisur me kartë rreth 20 mijë studentë, duke përfituar mbi 100 shërbime publike dhe private falas ose me çmime të reduktuara.

Veliaj: ?Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. Sot, shumë kompani, duke filluar nga qendrat e mëdha të shoppingut, deri tek dyqanet e vogla të kancelarisë, madje edhe ndonjë berber apo floktore, i janë bashkuar nismës, duke vendosur një stiker te dritarja, për të treguar se e pranojnë kartën e studentit dhe aty ka ulje për ta. 20% në një vend, 30% në një vend tjetër, kur je student, çdo qindarkë vjen.?

Veliaj tha se Tirana është sot një nga qytetet më të sigurta në Europë dhe me nivel kriminaliteti shumë të ulët.

Veliaj: ?Tirana sot është padyshim qyteti më i sigurt në Shqipëri dhe një ndër qytetet më të sigurta në Europë. Shumë prej kolegëve me të cilët bisedoj, kur u japim statistikat, habiten sepse duke dëgjuar politikanët që tipikisht i hapin vetëm namin e keq vendit, mendojnë se këtu ndodhin çudira. Ndaj, dua t?ju falenderoj, se ndoshta, pasi studentët veshin uniformën e dalin në terren, nuk e merrni feedback-un e plotë, por unë që jam në anën tjetër të informacionit, ku qytetet klasifikohen për çështje të sigurisë, doja t?ju falenderoja publikisht.?

Procesi i pajisjes me Kartën e Studentit në Akademinë e Sigurisë ka nisur prej datës 24 Qershor dhe deri më tani atë e kanë marrë rreth 150 studentë nga 325 që janë në total.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/karta-edhe-studentet-e-akademise-se-sigurise-ne-tirane

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended