Report TV - Kallmeti, vendi që natyra ka falur gjithçka ndotet nga dora e njeriut

  • 5 years ago
Natyra ka krijuar një mrekulli në Kallmet të Lezhës. Megjithatë, kjo bukuri e cila mund të tërheqë shumë vizitorë dhe turistë vendas dhe të huaj është ndotur nga njerëzit. Mbeturinat janë të hedhura kudo duke krijuar një situatë, e cila ka vijuar ndër vite.

Për shkak të rëndësisë dhe nevojës për të promovuar zona me interes për zhvillimin e turizmit, një grup të rinjsh janë angazhuar për të pastruar nga mbetjet zona të tilla. Ndërhyrja e tyre ka bërë që shumë mbeturina të largohen nga aty, ndërsa janë të bindur se kjo është një mundësi për të prezantuar potencialin që ka Kallmeti edhe në natyrë.

Recommended