Report TV -Kryemadhi: Dosjeve 339 dhe 184 i shtohet edhe 30 qershori, vesi del me shpirtin

  • 5 years ago
Në një takim me strukturat e LSI, Monika Kryemadhi e quajti ilegjitim procesin e 30 qershorit duke thënë se kjo ditë i ngjan dosjes 184 dhe 339.

"30 qershori ishte fundit i vizionit politik të Edi Ramës për të kthyer vendin në monist. Sot kemi një raport të ODHIR që thotë se shqiptarëve iu mohua e drejta për të zgjedhur. Kemi një raport që bën të qartë që KQZ ka zgjedhur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor. Kjo është që dosja 184 dhe 339 do ketë shoqe edhe dosjen 30 qershori, kjo sepse edhe në votime a nuk qëndroi dot pa futur dorën në kutitë dhe procesin zgjedhor. Edhe pse i bëri të gjitha vetë nuk qëndroi dot pas manipuluar procesin pasi siç thotë Tit Vasili; Vesi del me shpirtin. Ai tashmë është kthyer në personazh humoristik. Ky personazh qesharak i cili çdo ditë dhe më shumë po bëhet akoma më shumë qesharak. vendi po izolohet nga vizat dhe ekonomia. Sot FMN bëri të qartë rritjen e garës dhe informalitetit. Mjafton të përmendin projektin e rrugës Milot Baldren, rrugën e Arbrit, rrugën Thumanë-Kashar që shumë persona mendojnë se është anuluar se ministrja doli se do anulohet se fondi do i kalojë studentëve, por kjo nuk ka ndodhur. Deri më sot nuk kemi parë të thirret në prokurori askush nga ata që bënë projektin e Unazës së Re por arrestohen ata që kanë shtëpitë aty", tha Kryemadhi.

Recommended