Rama në samitin e Poznanit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë edhe njëherë mbështetjën e përfaqësuesve kryesorë të BE, në progresin që synojnë të dyja vendet për t?u integruar në union.Kryeministri Edi Rama gjendet në Poznan të Polonisë ku ka marrë pjesë në samitin e Ballkanit Peëndimor që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit. Duke u gjendur në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, Rama dhe homologu maqedonas kanë biseduar duke patur në fokus strategjitë e bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal. Kryeministri Rama më herët është takuar edhe me homologun e tij francez, Edouard Philippe.Në këtë samit, i cili po zhvillohet prej dy ditësh në Poloni, marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. BE konfirmoi angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me rajonin me një sërë masash konkrete duke u fokusuar në pesë fusha kyçe: transportin dhe energjinë, dixhitalizimin, ekonominë, sigurinë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini tha se angazhimi me Ballkanin Perëndimor është një prioritet. Ndërsa komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se programet e BE do të sjellin përfitime të prekshme për njerëzit në Ballkanin Perëndimor.Samiti i Pozna?it është pjesë e procesit të Berlinit, një iniciativë e disa shteteve anëtare të BE-së që mbështesin përpjekjet drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.