Report TV -Mziu flet pas takimit në selinë blu, zbulon përplasjet me Bashën

  • 5 years ago
Që kryebashkiakët e djathtë janë kundër Lulzim Bashës e la të kuptohej Xhelal Mziu pasi doli nga një takim i kryedemokratit me kryetarët e bashkive në selinë blu. Mziu, kryebashkiak i Kamzës, u shpreh i vendosur se nuk do t'i lirojë zyrën Rakip Sulit, kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor nën siglën e PS-së. Tha qartë se në këtë vendim nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ai është shprehur se nuk do ta lë zyrën para zgjedhjeve të 13 qershorit.

Gazetar: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 87%.

Recommended