Report TV -Përfundon segmenti i tretë i Bulevardit të Ri të Tiranës
  • 5 years ago
Segmenti i tretë i Bulevardit të Ri të Tiranës ka përfunduar.

Kështu ka bërë me dije Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi sot përfundimin e punimeve të kryera në këtë segment, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i Fondit për Zhvillim të Abu-Dhabit, Khalid Mansoori dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Meer Al Raeesi.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që brenda mandatit të parë u bë i mundur përfundimi i këtij projekti, i cili sipas tij i jep qytetit një ?shtyllë kurrizore? dy herë më të gjatë, si dhe një zhvillim të balancuar.

?Jam shumë i kënaqur që pas zgjedhjeve i rikthehemi punës normale, iu rikthehemi kantiereve të qytetit tonë, i rikthehemi Tiranës e cila vitin tjetër përgatitet të mbushë 100 vjeç. Këtu jemi në hapësirën që do identifikojë 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Nëse bulevardi i vjetër ishte i këtij 100 vjetori të parë, Bulevard i Ri besoj i ka shtruar të gjithë infrastrukturën për Tiranën e 100 viteve më pas, në atë që duam ta quajmë zonën Fin - Tech, pra e financave dhe e teknologjisë për qytetin?, tha Veliaj
Recommended