Krimet e Rënda rrëzojnë ankesën e Adriatik Llallës, hetimet zgjaten me 3 muaj
  • 5 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla i cili kundërshtonte vendimin për të shtyrë afatet hetimore.

Kjo do të thotë se Krimet e Rënda kanë pranuar kërkesën e Prokurorëve për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Lllalla.

Kujtojmë se vetë Llalla pretendonte se deri më tani dhe pse janë zgjatur disa herë hetimet prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se është në pritje të letër-porosive për dosjen Llalla.

Kujtojmë se Llalla është nën hetim për pastrim parash e korrupsion.
Recommended