Rama: 30 qershori shpërbleu të drejtën jo të majtën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar një takim me drejtues të policisë së shtetit ku shprehu mirënjohjen për menaxhimin e situates dhe vetëpërmbajtjen e tyre gjatë protestave të opozitës.Në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se një ndër shqetësimet më të mëdha të tij para 30 qershorit kanë qenë trazirat e rrugët e kryeqytetit javët e fundit, kur opozita ishte në protestë, për nxitje të kriminalitetit në vend.?Dua t?ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë për të mbrojtur vendin prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme. 30 qershori shpërbleu të drejtën dhe jo të majtën, forcën e punës dhe jo të dhunës. Duhet të kuptojmë se duhet të jemi të denjë në shërbim të vendit. Ata që shpëtuan demokracinë janë ata që e duan më shumë. Duhet të na shërbejë për të përmirësuar më parë veten. Ju keni shumë për të bërë, ndërsa unë kam edhe shumë më shumë se ju për të mësuar dhe për të bërë për vendi?.Ndërkohë që nuk ka bërë asnjë koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, më herët në konferencën e mbajtur në Presidenc ku akuzonte Ramën dhe bënte thirrje që të thellohet dhe ti japin zgjidhje krizës në të cilën është zhytur vendi.
Recommended