Report TV - Rama: Të vendosen pensionet e parakohshme për policinë

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ndau falenderime për punën e drejtorit të pëgjithshëm të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke thënë se fokusi dhe puna duhet të rriten edhe më tej. Ai tha se duhet të vendosen pensionet e parakohshme.

"Falenderoj Ardi Veliun dhe më duhet të pranoj se për të bërë më shumë duhet t'i përgjigjemi më mirë nevojave tona. Është e nevojshme vendosjen e pensionit të parakohshme, uljen e moshës mesatare. Ka ardhur koha për të parë pagat. E para rritje pagash në vijim do jetë për policinë e shtetit. Do rritet edhe mbështetja logjistike për ta. Jam i vetëdijshëm për gjendjen ende të rëndë të shumë mjediseve të komisariateve në vend. Paralelisht me projektim modernizues duhet të jetë përfunduar edhe projekti për ndërhyrje në komisariate. Ne do kërkojmë më shumë nga vetja në radhë të parë", u shpreh kryeministri.

Pensionet e parakohshme, thënë më thjesht jaë rastet kur personat kërkojnë të marrin pensionin pa mbushur moshën.

Recommended