Report TV - Cënohet votuesi, kamerat e sigurisë shkelin privatësinë në Elbasan
  • 5 years ago
E drejta për votim të fshehtë është shkelur sot në Shkodër dhe Elbasan.

Kjo e drejtë në Shkodër është cënuar nga kamerat e televizionit lokal 'Tv Rozafa', e cila teksa ishte duke transmetuar 'live' pamjet nga qendrat e votimit ka transmetuar një qytetar duke votuar. Në pamje shihej qartë fleta e votimit.

Ndërkaq, një rast i tillë vërehet edhe në Elbasan, aty ku lart kutive të votimit duken kamera sigurie. Këto kamera janë të shkollës dhe jo të vendosura qëllimisht, megjithatë përbën shkelje të privatësisë për votuesin.
Recommended