Ndreu: Sot është dita kur lezhjanët shprehin me votë ndryshimin që kanë vite që e kërkojnë
  • 5 years ago
Kandidati i PS për Lezhën , Pjerin Ndreu deklaroi jashtë qendrës së votimit ku hodhi votën e tij i shoqëruar nga bashkëshortja, se sot është një ditë kur lezhjanët shprehin përmes votës ndryshimin që kanë kërkuar prej vitesh.

"Sot është një ditë shumë e qetë kur qytetarët lezhjanë shprehin me votë ndryshimin që kanë vite që e kërkojnë. Duhet të jetë një ditë me sa më pak tension duke pasur parasysh disa tensione të cilat duhet theksuar se në Lezhë janë kaluar me sukses dhe dua të falenderoj dhe palën tjetër që është treguar e matur. Falë edhe asaj që përfaqësojnë lezhjanët", tha Ndreu.
Recommended