I biri shoqëron Dritan Lelin në votime: Kënaqësi që në fletë ishte dhe emri i babait tim

  • 5 years ago
Kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës Dritan Leli është shoqëruar nga i biri i tij për të votuar i cili është votues për herë të parë.

"Në qendrën time elektorale bashkë me djalin tim që është votues për herë të parë shprehëm vullnetn tonë. I bë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë. Ashtu si Veliaj dhe Skënderi në Tiranë edhe unë me Valbona Mezinin jemi të dy nga Vlora", tha Leli.

Ndërsa djali i tij deklaroi se ishte kënaqësi që votoi pasi në fletë ishte dhe babai i tij.

"Ishte kënaqësi që në fletë e votimit ishte dhe babai im. E zgjodha normalisht", u shpreh i biri.