Vendoret e 30 Qershorit ne Shqiperi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 3 milion e gjysem shqiptare jane thirrur kete te diele per te zgjedhur 61 kryetaret e ardhshem te bashkive te vendit. Ne keto zgjedhje garojne 36 parti te cilat kane regjistruar gjithsej 97 kandidatë për kryetarë bashkie si dhe 544 lista kandidatësh për anëtarë këshillash bashkiakë. Ne te gjithe vendin jane ngritur 90 komisione zonale te administrimit zgjedhor dhe 5,417 qendra votimi. Por specifika e ketyre zgjedhjeve eshte se opozita kryesore nuk merr pjese ne kete process. Jane 14 parti te opozites, nder me kryesoret pd dhe lsi te cilat kane vendosur te bojkotojne zgjedhjet lokale. Si rezultat ne 31 bashki te vendit nuk ka gare pasi kandidat ka percaktuar vetem partia socialiste. Qytetaret e bashkive te medha si shkodra, elbasani, fieri, gjirokastra do te kene ne fleten e votimit vetem kandidatin e partise socialiste. Ne disa bashki te medha si Tirana, korca, durresi, vlora perballe ps jane vendosur kandidatet e partise me te re te astrit patozit, bindja demokratike. Per shkak te bojkotit te opozites edhe kompozimi I komisioneve qe administrojne zgjedhjet eshte krejt I ndryshem nga me pare; partia socialiste eshte e vetmja parti qe ka perfaqesues ne komisionet zonale, ne qendrat e votimit dhe ne grupet e numerimit. Vendet qe ka lene opozita bosh jane plotesuar nga shoqeria civile ne te gjitha nivelet e administrimit zgjedhor. Kjo eshte hera e pare qe fituesi nuk ka rendesi dhe e vetmja pikepyetje eshte mbarevatja e procesit.

Recommended