Report TV -Përfaqësues të të drejtave të autorit konflikt me S.U.A.D.A
  • 5 years ago
Artistë dhe përfaqësues të Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve në fusha të ndryshme të artit, po ngrenë akuza për abuzime kundrejt kupolës ekzekutuese të të Drejtave të Autorit SUADA.

?Artistët shqiptarë, 90 për qind e tyre, vuajnë nga i njëjti sistem. Iu vidhet vepra, mashtrohen, dhe lodhen e sfiliten rrugëve, në një kohë që mblidhen aq të ardhura sa po të injektoheshin në sistemin e krijimtarisë, shumë nga këta krijues as derën nuk do t?ia dinin Ministrisë së Kulturës për të kërkuar fonde, por do të mjaftoheshin me fondet që do të merrnin nga të drejta e tyre,për të funksionuar me krijimtarinë e tyre, por edhe për t?i injektuar në sistem?, -thotë instrumentisti i njohur Arben Skënderi.

Kineasti i njohur Pirro Milkani shprehet se Sporteli Unik i së drejtës së Autorit, nuk i ka dhënë asnjë shpërblim për të Drejtat e Autorit Forumit të Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë (FMAA).

?Më të dëmtuarit jemi neve të FMMA-së, Forumit të Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve të Audiovizualit. Ndër këta 120 autorë, është edhe Ismail Kadareja, është Dritëro Agolli, Teodor Laço, Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika e të tjerë, të cilët deri parvjet, nga viti 2004, nga ne nuk kanë pasur asnjë ankesë. Ato pak para që janë grumbulluar nga e Drejta e Autorit janë shpërndarë në mënyrë transparente. Tani, si ta shpjegojmë ne që SUADA i shpërndan këto para në mënyrë krejt arbitrare dhe na injoron plotësisht ne, pa asnjë përjashtim.?, thotë regjisori i njohur Piro Milkani.

Artistë të njohur dhe përfaqësues të organizatave të drejtave të autorit flasin për një histori paradoksesh në mënyrën e shpërndarjes së parave nga SUADA, e drejtuar nga Erlir Puto te Albautor, e drejtuar nga i njëjti person.

?Ky drejtim nga një jurist, por që ka qenë edhe kryetar i Albautorit, nuk është i drejtë për dy gjëra: e para e punës, ai duhet të kuptojë që është mbi të gjitha drejtori ekzekutiv i SUADA-s por atij i tërheq kërraba nga Albautori. Ç?dua të them me këtë. Të gjitha të ardhurat që mblidhen në bazë të ligjeve dhe të rregullave duhet t?u shpërndahen këtyre shoqatave, në përqindje të caktuara, pavarësisht se janë apo nuk janë të drejta. Ai, deri tani, që po bëhet gati 8 muaj, ai po vepron në mënyrë absurde dhe të mbrapshtë. Forumi që i të drejtës së Mbrojtjes së Autorëve të Audivizualit, ku jam dhe unë pjesëtarë i këtij forumi që përmbledh kineastët, skenaristët, regjisorët, drejtorët e fotografive. Këta, konkretisht në këto tetë muaj, pa asnjë justifikim, nuk kanë marrë asgjë?, shprehet kienasti Milkani.

?Pra, Albautor në këtë moment që po flasim, ka krijuar një sistem me më vendim të të Këshillit të Administrimit të Brendshëm që nuk bazohet as në ligj as në akte të tjera nënligjore, kritere sesi do të shpërndahen këto lekë: që do të thotë në vend që të zbatohet thjesht ajo që është vendosur në ligj, ata kanë shpikur sisteme për të paguar njëri-tjetrin në fakt. Dhe kjo SUADA e famshme, që më në fund u krijua dhe ishte një kërkesë nga të gjithë aktorët dhe faktorët në te...
Recommended