Report TV -Basha 'krenohet' me vendimin e Këshillit të Europës që u zhduk

  • 5 years ago
Lideri i opozitës jo parlamentare, Lulzim Basha ka dalë në deklaratë për media duke komentuar një njoftim të dhënë nga Kongresi i Autoriteteve Vendore i Këshillit të Europës, i cili nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Europian, ku bënte të ditur se ka vendosur të anulojë delegacionin e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

Megjithëse ky njoftim u zhduk brenda pak kohësh dhe tashmë nuk ekziston në faqen zyrtare që e shpërndau, kreu i PD, Basha ka përshëndetur vendimin duke thënë se ai i ka thënë Europës të vërtetën. Sipas pretendimeve të Bashës është një distancim i pastër politik.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Erion Veliaj i cili bëri të ditur se kishte qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ajo që kishte keqinformuar qëllimisht përfaqësuesit e këtij autoriteti në mënyrë që përfaqësuesit e tij të mos vinin në Shqipëri. Ai bëri të ditur se situata është sqaruar dhe Kongresi i Këshillit të Europës ka konfirmuar se vëzhguesit e tij do vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës.

Recommended