Rreze Dielli 26 Qershor 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P2 Zemër viçi me qepë dhe erëza

  • 5 years ago
Zemër viçi me qepë dhe erëza

Përbërësit:

1 zemër viçi (700 gr)

50 gr pançetë

2 qepë të vogla

2 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

trumzë+ borzilok

rozmarinë

20 gr miell

1 lgj gjalp

3 lgj vaj ulliri

½ gotë verë të bardhë

1 fç lëng mishi

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Presim zemrën e viçit në dy copa të mëdha. Presim erzat hollë dhe i përziejmë me pançetën. Në një tigan me gjalp e vaj shtojmë pançetën të përzier me erzat. E kaurdisim pak duke shtuar më pas qepët dhe hudhrat e grira hollë duke i kaurdisur në zjarr të dobët. Pudrosim zemrat me miell dhe i vendosim 2 copa të mëdha duke I shtuar kripë e piper të zi. I skuqim mirë deri sa të marrin ngjyrë. I shuajmë me verë dhe pak më vonë shtojmë lëngun e mishit. E lëmë të ziejë 20 minuta në zjarr mesatar pastaj e largojmë zemrën, e ndajmë në feta dhe e spërkatim me salcën e mbetur. Mund ta shoqërojmë me patate në furrë.

Recommended