SHBA ja i refuzoi vizën në 2014, 'ngec' në Vetting Hazneziri! S'kalon as Eugen Beci

  • 5 years ago
Refuzimi i vizës nga SHBA-ja në vitin 2014 si dhe problemet me pasurinë kanë mjaftuar që prokurori i Krimeve të Rënda, Luan Hazneziri të mos kalojë procesin e Vettingut.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine kanë dhënë sot vendimin për dy kandidatën për Gjykatën Kushtetuese dhe një tjetër për SPAK. Mësohet se Hazneziri nuk ka plotësuar një prej kushteve të nevojshme për të vijuar qëndrimin në detyrë në organet e Drejtësisë, atë të pasurisë.

Ndërkohë ka marrë "dritën jeshile" gjykatësja e Tiranës, Regleta Panajoti kandidati për Kushtetuesen gjithashtu. Në seancën dëgjimore, të zhvilluar dy ditë më parë, gjyqtarja u paraqit pa shoqërinë e një avokati mbrojtës, ku rezultoi se s'kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral. Për Panajotin, në seancë trupa relatoi edhe 11 denoncime nga publiku por sipas tyre nuk ishin gjetur element për riçelje hetimi.

I është shtuar listës së kandidatëve për SPAK që nuk kanë kaluar Vettingun, prokurori "rebel" i Krimeve të Rënda"rebel" Eugen Beci. Ai ka qenë një nga prokurorët që i ka dalë kundër kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, duke refuzuar që të merrte çështjen "Shullazi". Për këtë arsye, ndaj tij, u nis një hetim disiplinor.

Recommended