Proteste marshim ne Shkoder, banoret perplasen me policine
  • 5 years ago
Në Shkodër ka nisur protesta-marshim e qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama. Forca të shumta policore janë vendosur në pedonalen e qytetit për shkak të takimit elektoral që Kryeministri Edi Rama ka në këtë qytet.

Banorët e Shkodrës kanë dalë kundër vizitës së Kryeministrit. Takimin elektoral e ka refuzuar edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila nuk ka miratuar lejen bazuar mbi dekretin e Presidentit që janë anuluar zgjedhjet, e për rrjedhojë nuk duhet të ketë fushatë elektorale.

Për disa çaste, nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe forcave policore, që i detyruan këta të fundit të hedhin gaz lotësjellës.
Recommended