PDK largon disa zyrtare nga qeveria

  • 5 years ago
Ministri i Inovacionit  dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, zv.ministri Agim Çeku dhe Njazi Kryeziu që janë në procese gjyqësore, janë liruar nga detyra nga kryetari i Partisë Demokratike Kadri Veseli.

Në një konferencë për media Veseli, tha se ka larguar nga detyra zyrtarët e PDK-së që mbajnë poste publike ndërsa kanë aktakuza për korrupsion e nepozitëm.

Kadri Veseli, Kryetar i PDK-së :Këtë po e presin qytetarët nga ne, sepse ata janë të ngopur me fjalë dhe duan të shohin veprime konkrete. Nuk ka opsion tjetër përveç se të veprojmë.

Kreu i PDK-së tha në konferencën me gazetarë se nepotizmi dhe korrupsioni janë rritur në vendin tonë të vogël dhe kjo duhet të ndryshojë. Ndërsa ka kërkuar të që edhe pozitat në parti ti lirojnë personat me aktakuza.

Kohëve të fundit ka pasur kritika të shumta nga ambasadat më të fuqishme të botës në Kosovë si ajo amerikane e britanike për emërime të zyrtarëve të korruptuar në poste publike.

Tv Klan

Recommended