Veles, paralelja shqipe rrezikon të mbyllet!?

  • 5 years ago
Në paralelen e vetme në gjuhën shqipe në gjimnazin ? Koço Racin?- në Veles, janë regjistruar vetëm 17 nxënës, ndërkohë që paralelja të funksionojë duhet të ketë së paku 25 nxënës. Përpos me sigurimin e numrit të nxënësve, shkolla ka vështirësi edhe me sigurimin e kuadrit për paralelen në gjuhën shqipe. Një prej arsyeve që shtyn prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla në qytete të tjera. Një tjetër shpjegim për numrin e vogël të aplikuesve është edhe fakti që disa prej nxënësve e ndërpresin arsimimin me përfundimin e klasës së 9-të, më së shumti kjo gjë ndodh tek vajzat.