Report TV -Testi i Matematikës për maturantët

  • 5 years ago
Gjatë ditës së sotme, 36.836 nxënës në gjithë Shqipërinë, ju nënshtruan provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të matematikës. Provimi u zhvillua në 206 shkolla, të cilët u monitoruan nga jashtë nga forca të policisë.

Nxënësit janë kontrolluar para se te futeshin në provim, për të mos lejuar futjen e mjeteve elektronike apo metodave të tjera të kopjimit. Ndërkohë nëpër klasa qëndron një administrator, I cili monitoron nxënësit gjatë provimit.

Provimi ka nisur në orën 10 të mëngjesit dhe ka zgjatur 2orë e 30 minuta, duke përfunduar në orën 12:30.

Ndryshe nga vitet e tjera, maturantët do të zhvillojnë 4 provime dhe jo 5-së,ashtu siç është vepruar më parë. Këtë vit maturantët kanë të drejtë të zgjedhin një lëndë me zgjedhje, e cila do të zhvillohet më 24 qershor.

Recommended