'U nisëm në bazë të dekretit të Presidentit', Bardh Spahia flet pas përplasjes me policinë

  • 5 years ago
Një përplasje fizike është regjistruar në Shkodër mes simpatizantëve të Partië Demokratike dhe policisë së Shtetit në hyrje të Pallatit të Sportit ' ku është vendosur KZAZ nr.2.

Incidenti ka ardhur pasi anëtarët e KZAZ nuk janë lejuar nga militantët e PD-së që të hyjnë në ambjentet e brendshme. Për të mundësuar këtë kanë ardhur në ndihmë Policia e Shtetit por mbështetësit e opozitës janë konfrontuar edhe me policinë.

Kutjojmë se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë së këtij Qarku, ku i kërkon mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në letrën e saj, Ademi thekson se Policia duhet të jetë prezentë dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve, pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ademi i referohet ligjit për qeverisjen vendore dhe për këtë arsye kërkon që Policia të ndihmojë në lirimin e KZAZ-ve nr.2, nr. 4 dhe nr.5.

E gjithë përplasja ka ardhur pas kësaj kërkes nga ana e bashkisë së Lezhës, ndërsa i pranishëm në këtë konflikt ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Ai është shprehur se veprimi i tyre për të mos lejuar anëtarët e KZAZ të hyjnë brenda pallatit të Sportit, është i drejtë për shkak se bazohen në dekretin e presidnetit.

"Ishte nje situate e turpshme per te perdor polcinë e shtetit për të hap ambjente ne pronësi të bashksië së Shkodrës. Në baze të dekretit të Presidentit i ka dërguar një kërkesë zyrtare për të mos lejuar abjentin në pronësi të saj për të zhvilluar këtë proces. Policia ka tentuar të hapë me forcë për të hyrë disa persona që policia ka tentuar ti fusë me dhunë. Pati një konfrotimin mes qytetarëve dhe policisë që po zbatonte urdhra nga eprorët. Eprorët politik vendosin ta përdorin policinë e shtetit. Minimalisht duhej të pritej përgjigja dhe pastaj të vepronte. Por u dhunuan ambjentet ne pronësi të bashkisë së Shkodrës. Do vazhdojmë të jemi këtu." është shprehur Bardh Spahia.

Recommended