Sa të burgosur ka në Shqipëri? / Flet për Report Tv zv.drejtori, Sufaj

  • 5 years ago
Numri i të burgosurve në Shqipëri ka arritur ne 5400 persona, të cilët janë burgosur si rezultat i një vendimi gjyqësor. Leja është një e drejtë që i mundësohet çdo të burgosuri, për të plotësuar axhendën e rehabilitimit dhe riintegrimit. Po ashtu leja ka për qëllim kontaktin social me familjen, për tu përshtatur në mënyrën më të natyrshme me shoqërinë në përgjithësi.

Fillimisht që një i burgosur të bëjë kërkesë për të përfituar leje, duhet të ketë konsumuar një pjesë të konsiderueshme të dënimit. Por për kriteret që duhet të plotësoj një i burgosur, është shprehur për Report Tv Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Fehmi Sufaj.

"Së pari ai duhet të plotësoj kriterin e një sjellje korrrekte, pra që të ketë zbatim te rregullores, zbatim të disiplinës, marrëdhënie korrekte me te burgosurit, me stafin, me vizitor. Se dyti i burgosuri duhet të jetë i motivuar për tu përfshire ne programet rehbilituese etjt etj, të ketë rrezikshmëri të ulët shoqërore, të jetë i shënuar nga stafi i specialisteve që ai ka rrezikshmëri te ulët shoqërore, rrezikshmëri për të kryer vepra te tjera, rrezikshmëri për te shkel rendin, rrezikshmëri për te cenuar jetën e te tjerëve, pronën etj etj pra janë një kompleks elementesh te cilët merren ne vlerësim", tha Sufaj

Po ashtu Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve ka treguar se numri i të burgosurve që nuk janë kthyer më është shumë i ulët dhe se për këtë vit ende nuk ka pasur një rast të tillë.

"Numri i personave qe nuk janë rikthyer është shume shumë i vogël, mund të themi i papërfillshem. Vetëm në vitin 2018 janë tre raste, një ishte shtetas i huaj, dhe dy të dënuar nga burgu i Peqinit, nga të cilët njëri kuptohet është arrestuar dhe tjetri është në kërkim. Kështu që ky numër në raport me 2400 e ca veta, të cilët kanë përfituar leje, është shumë i vogël. Afati kohor është parashikuar në disa nivele, përshmebull për të miturit kanë në tejzgjatje deri në 45 ditë. Me madhorët është deri në 20 ditë në vit, dhe kjo deri në 20 ditë në vit jepet zakonisht e copëzuar jo më pak ose me shume se tre herë në vit, pra gjatë vitit jepet tre pjesë duke pasur një diference nga leja në leje rreth 3 muaj", shprehet Sufaj.

Recommended