RTV Ora - Stresi lirohet nga burgu për ditëlindje: Nuk thyhem para sfidave!

  • 5 years ago
#rtvora

Pas vendimit të gjykatës për lirim me kusht, reperi Stresi është liruar mbrëmë në mesnatë nga burgu i Tiranës.

Në një video të publikuar në Instagram, Arkimed Lushaj tregoi se miqtë, kolegët dhe të afërmit e pritën me festë. Para se të takohej me ta, reperi përshëndeti policët që e shoqëruan deri tek dera për të treguar respekt. Në postim, Stresi tregoi se liria ishte dhurata më e bukur që mori për ditëlindje. Ai sot mbush 32 vjeç dhe do festojë i lumtur me njerëzit e dashur.

?Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata m? e mirë që mora për dit?lindje ishte liria! I juaji Arkimed Lushaj (Stresi)?, shkruajti reperi në Instagram.

Gjykata e dënoi Stresin me 3 vite burg por për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi është ulur në 2 vjet, ndërsa togat e zeza vendosën të pezullojnë pjesën e mbetur të dënimit, duke urdhëruar lirimin e tij dhe lënien në liri me kusht.

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri.

Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës "Partizani".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/stresi-lirohet-nga-burgu-ditelindje-nuk-thyhem-para-sfidave
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended