Kryebashkiakët e PD tentojnë të bllokojnë procesin/ KQZ: Reflektoni menjëherë

  • 5 years ago
Të gjitha bashkitë e drejtuara nga PD i kanë drejtuar nga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin. Në një reagim, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, tha se këto janë veprime në shkeljë të kodit zgjedhor. Hoxhaj tha se KQZ vijon procesin për zgjedhjet dhe se është Kuvendi i SHqipërisë, që përmes rezolutës mbi aktin e Presidentit Meta i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjevr që të garantojë mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019. Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019", thuhet në deklaratë.

Recommended