Bashkim Fino: Shkarkimi i Metes thellon gabimin qe kemi bere kur e votuam

  • 5 years ago
Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është i mendimit që Parlamenti nuk duhet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Fino u shpreh se ky akt do të thellonte më shumë gabimin që ka bërë mazhoranca kur e votoi Ilir Metën për President.

Fino propozoi që Presidenti Meta të lihet në detyrë dhe të vazhdojë atë që deputeti socialist e quan "teatër presidencial".

"Shumë prej nesh do të donim që Presidenti të shkarkohej sot dhe unë e kuptoj presionin e militantëve të bazës së partisë për të shkuar drejt procedurave të shkarkimit Meta. Janë po ata militantë dhe po ajo bazë që na pa me inat kur e votuam Presidentin. Por unë sot them se gabimin që kemi bërë dikur nuk mund ta thellojmë duke e shkarkuar. E lëmë të shkruajë deri në fund, për aq sa mundet, teorinë e tij dhe teatrin e tij presidencial. Ne duhet të lëmë që skenën finale të atij teatri ta luajë nga zyra e Presidentit", tha Bashkim Fino.

Recommended