Report TV -‘Historia e artit shqiptar 1858-2000’, për herë të parë në një libër
  • 5 years ago
Një portret vajze?, i pikturuar në 1919 nga artisti i njohur shqiptar Vangjush Mio, është imazhi që autori Ermir Hoxha ka përzgjedhur për të ilustruar kopertinën e librit studimor ?Historia e artit shqiptar?. Nëpërmjet tij, autori bën një studim të plotë mbi rrugëtimin e artit pamor vendas, i cili zë fill në lindjen e imazhit të parë realist, në mesin e shekullit të XIX, deri në vitet e fundit të shekullit XX, kohë kur artistët gjetën veten brenda sistemit të artit bashkëkohor. Në një intervistë për ?Report TV?, studiuesi Emir Hoxha na rrëfen, se kohëzgjatja e librit nga imazhi i parë fotografik në vitin e largët 1858, deri tek veprat e fundshekullit XX, prek mediumet e pikturës, skulpturës e fotografisë, si edhe artet e aplikuara që lulëzuan pas gjysmës së dytë të shekullit XX. Studimi është ndërtuar mbi një ndarje periodike në 5 periudha historike.

?Është rezultati i një pune shumë të gjatë studimore, gati 10-vjeçare. Një punë, e ndërtuar si një histori arti klasike, ku merren parasysh disa mediume. Libri ndahet në pesë periudha. Periudha e parë nis në 1858 dhe mbyllet në periudhën e Pavarësisë. Është një periudhë pa përcaktime, se Shqipëria nuk ka një sistem arti. Fotografia është ajo që hap siparin e artit shqiptar. I pari është Pjetër Marubi, Kol Idromeno, i cili është edhe pionier i pikturës së artit realist shqiptar?, shprehet studiuesi Ermir Hoxha.

Periudha pasuese, është ajo e viteve 1920-1939, është periudha e konsolidimit të shtetit të ri shqiptar, ngritjes së institucioneve edhe ekspozitave të para, si dhe ndërtimi i profesionit të artistit, ku autori veçon emra si: ?Në këtë periudhë çdo gjë nis edhe konkretizohet brenda një sistemi, që fokusohet në Tiranë. Diskursi nuk bëhet më në shkollë rajonale, por kombëtare. Të parët që u shkolluan jashtë janë Kol Idromeno (i cili nuk i përfundoi studimet), Simon Rrota, Vangjush Mio, Zef Kolombi, Sadik Kaceli, që janë ndër emrat më kryesorë të kësaj periudhe, por është edhe Odhise Paskali. Këta artistë ishin shumë të rinj, por përkufizojnë artin shqiptar, tejet realist. Me impakt shumë të rëndësishëm në opinion publik janë monumentet, që shihen nga të gjithë, edhe janë të paevitueshme. Vangjush Mio edhe Odhise Paskali janë dy artistët, që në shtypin e kësaj periudhe gjenden dendur edhe kanë një impakt të jashtëzakonshëm për të prezantuar publikun me artin edhe me të bukurën, që për ta ishte mision?, thotë studiuesi.
Recommended