Veliaj: Jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë...

  • 5 years ago
Kandidati i ?Aleancës për Shqipërinë Europiane? për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimmarrje. Veliaj theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kanditatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja.

?Rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja. Vendimi për të pasur 30% të rinj dhe të reja në Këshillin Bashkiak është sot, ndaj dhe vendimi për të pasur sipërmarrje rinore është sot dhe fillon sot?, tha ai gjatë takimit.

Veliaj theksoi se për të rinjtë dhe të rejat, ky mandat si këshilltar duhet kuptuar si një mandat shërbimi ndaj qytetarëve.

?Shpresoj shumë që ky mandat i parë i të zgjedhurit direkt nga njerëzit për një detyrë publike të jetë realisht një mandat shërbimi. Pra, jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë, por për të shërbyer?, tha Veliaj, teksa nënvizoi se kjo shumicë i ka kushtuar një vëmendje të rinjve, angazhim që u mor edhe me Paktin për Universitetet.

Recommended