RTV Ora - Rikthehen plazhet publike në Durrës
  • 5 years ago
#rtvora

Qytetarët që do preferojnë të pushojnë në hapësirat publike do të kenë në dispozicion vetëm disa parcela në plazhin e madh të Durrësit.

Edhe për këtë sezon është menduar që hapësira më e madhe e plazheve publike të jetë në veri të Durrësit kryesisht në zonën e Hamallajt, Kallmit e Rrushkullit.

Prefekti i qarkut të Durrësit, i cili është edhe përgjegjësi i menaxhimit të hapësirës bregdetare gjatë sezonit veror tha se janë marrë të gjitha masat dhe është vendosur koordinimi i hapësirave publike dhe private.

Roland Nasto: Rreth 20% e plazhit do të jetë raporti me 80%, pra 20% do të jetë për plazhet publikë. Mëndoj se edhe ky vendi ku jemi ne, një pjesë e plazhit ka filluar të vijnë njerëz që nuk janë me pagesë, por janë me çadrat e tyre dhe vazhdojnë normalisht pa asnjë lloj problemi.

Nasto tha se do të ketë grupe inspektorësh në terren për mirëfuksionim të zonës bregdetare.

Roland Nasto: Mendoj se të gjitha sipas rregullores dhe ligjit, ne do ti ndjekim dhe do ti vazhdojmë për të prmirësuar sa më mirë situatën dhe me të gjithë rregullat që kërkohen.

Muaji qershor ka sjellë dhe shtimin e turistëve në bregdetin e Durrësit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rikthehen-plazhet-publike-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended