Report TV - Kapsolla dhe fishekzjarre tek Kuvendi, Bardhi shpërndan protestuesit

  • 5 years ago
Pasi janë zhvendosur përpara parlamentit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të godinës duke sjellë tension në zonë. Kjo ka bërë që policia të përdorë autobotin e ujit për të bërë shpërndarjen e protestuesve.

Përveç ujit me presion policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës ndërkohë që sulmi i protestuesve në drejtimi të godinës së Kuvendit nuk është ndalur.Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e opozitës të largojnë protestuesit nga zona dhe të parandalojnë çdo akt dhune në drejtim të institucioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje protestuesve të mos hedhin kapsolla duke kërkuar shpërndarjen e tyre.

Recommended