Report TV - Kriza politike/ Alarmi nga agjencitë partnere: Protesta e sotme do të jetë e dhunshme

  • 5 years ago
Protesta e sotme e opozitës joparlamentare, ka shumë gjasa që të ketë episode të dhunshme edhe më të përshkallëzuara se në ato të mëparshmet. Shqiptarja.com mëson se një informacion i tillë ka mbërritur tek agjensitë shqiptare të sigurisë nga agjensitë e huaja partnere. Sipas informacioneve që kanë grumbulluar agjensitë e shërbimeve të vendeve partnere pritet që në protesëtn e sotme të PD-LSI të ketë njëpërshkallëzim të dhunës. Rikujtojmë se për shkak të këtyre informacioneve për një dhunë të përshkallëzuar në protestat e opozitës joparlamentare Policia e Shtetit ka njoftuar se efektivët e policisë që janë në detyrë për mbarëvajtjen e protestës janë të gjithë të paarmatosur.

Në fakt që një javë më parë në përfundimin e protestës së 2 qershorit kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha ka paralajmëruar në mënyrë indirekte se protesta e radhës do të jetë më e dhunshme se të tjerat, nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet nga pushteti për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakoshme. ?Ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që unë i drejtohem me forcën e argumenteve pasi fjalët po mbarojnë. Në protestën e ardhshme nuk do të ketë më fjalë. Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme?, tha Basha nga selia e PD-së kur paralajmëroi se protesta e radhës do të bëhej më 8 qershor.

Tashmë duket se këto fjalë të Bashës nuk ka qenë thjesht një kërcënim i lëshuar nën efektet e adrenalinës në fund të protestës së 2 qershorit. Agjensitë e e huaja të shërbimeve të sigurisë kanë informacione se opozita joparlamentare po përgatitet për të prodhuar jo vetëm një protestë masive më 8 qershor, por edhe të dhunshme.

Por për çfarë mund t?i shërbejë dhuna PD-së e LSI-së, kur në çdo pragproteste të tyre, por edhe më pas, i gjithë faktori ndërkombëtar e ka dënuar njëzëri?

Recommended