Report TV -Dako shuan misterin dhe rrëfen me kë ka folur te 'përgjimet': S'është Astrit Avdylaj

  • 5 years ago
Vangjush Dako ka zbuluar në studion e "Repolitix" personin me të cilin ka folur në audiopërgjimin e publikuar nga gazeta gjermane "Bild". Përballë gazetarit Denis Minga, Dako është shprehur se ai nuk është zëri i Astrit Avdylit, por i një familjari të tij, ndonëse nuk ka thënë një emër konkret. Kryebashkiaku theksoi se ajo telefonatë është manipuluar, me qëllim që të krijohet një lidhje Dako- Avdylajn, gjë për të cilën ai thotë se është e pabazuar askund.

"Unë e kam thënë që nuk është Astrit Avdylaj, është një person nga familja e tyre i cili komunikon me mua, por jo Astrit. Kjo jo se ndryshon rrjedhjen e telefonatave, por është manipuluar me qëllim që të lidhin të gjithë telefonatat e tjera, 5 të tjerat me Vangjush Dakon. Ka qenë një mendje djallëzore për të çorientuar opinioni publik. Në këtë rast, kjo telefonatë nuk është zëri i Astrit Avdylaj. Nuk mabj mend të kem folur ndonjëherë në celular me Avdylajn", u shpreh Dako.

Recommended