Djali i Daphne Caruana Galizia tregon për vrasjen dhe Pulitzer për "Panama Papers"
  • 5 years ago
TIRANË - Në një intervistë ekskluzive për Report TV gazetari i njohur maltez Matthew Caruana Galizia rrëfen se si arriti në gjurmët që çuan në zbulimin e skandalit të "Panama Papers". I ndodhur në Tiranë prej disa ditësh në një konferencë rajonale për lajmet e rreme në media ose të famshmet Fake News, të organizuar nga USAID, Ambasada Britanike dhe ajo Amerikane.

Matthew Caruana Galizia është gazetar investigativ dhe inxhinier softuerik, një ndër pjesëtarët kryesor të ekipit që zbuloi skandalin e Papama Papers dy vite më parë, skandali i fshehjes së parave përmes kompanive OffShore nga politikanë dhe biznesmenë nga e gjithë bota. Ishte ky ekip që në Prill 2017 do të fitonte çmimin Pulitzer për punën e tyre hulumtuese. Por ai është edhe më shumë, ai është djali i gazetares më së njohur të anti-korrupsionit në Maltë dhe në botë Daphne Caruana Galizia, e cili u vra barbarisht në tetor 2017 me një bombë në makinë shumë pranë banesës ku familja jetonte, ai ishte i pari t'i shkonte pranë por çdo gjë kishte mbaruar. Ndoshta kjo tragjedi i kushtoi karrierën në gazetari Matthew-t, ndërsa prej dy vitesh pas vrasjes së nënës ai i është dedikuar gazetarisë investigative vetëm për të zbuluar organizatorët që urdhëruan vrasjen.

Gjatë intervistës për gazetarin Antonio Çakshiri, Matthew Caruana Galizia shprehet se arsyeja pse i pëlqen të ndodhet në Shqipëri është sepse këtu ka një risi në bashkëpunimin që po ndodh me mediat ose organizatat mediatike përqark Ballkanit. Kjo risi nuk është se ndodh në vende të tjera, as edhe në Europën Perëndimore sipas tij. Gjithashtu edhe idetë këtu janë të lidhura me teknologjinë si platformat e fundit të verifikimit të fakteve, ai mendon se krijimi i tyre është një ide inovative për vendin.

Bashkëpunimi është elementi kryesor për të zbuluar diçka shumë të fshehtë sipas tij atëherë kur çdo rrugë tjetër është e pamundur.
Për rolin e tij në çështjen e Panama Papers ai tregon
"Detyra ime ishte të merrja të dhënat, unë isha pikë e kontaktit me burimin. Gjithashtu duhet të procesoja dhe sistemoja këto të dhëna por edhe të ngrija platformën me ekipin tim që do të bënte përgatitjen e këtyre të dhënave. T'i bënte dokumentet me informacione në një format të kuptueshëm për t'u lexuar nga gazetarët në të gjithë botën që po punonin me këtë investigim. Të dhënat erdhën tek organizata ICIJ që në fillim pasi ne kemi bashkëpunime globale që përfshin gazetarë kudo në botë. Ne kishim ekipin por edhe inxhinier softuerik si puna ime por edhe ne kishim mundësitë për të bërë diçka".

Në skandalin e të "Panama Papers" ishte e përfshirë edhe shteti ynë Shqipëria, i pyetur nëse gazetarët shqiptarë do mund të zbulonin këtë gjë me burimet e duhura, ai shprehet se nuk janë aftësitë e gazetarit por një rol luan edhe fati.

"Problemi këtu është aksesi në informacion. T'i mund të kesh të gjitha aftësitë më të mira, t'i mund të jesh gazetari më i mirë në botë por nëse nuk do ishte fati në mes, dua të them që ishte edhe një çështje fati pasi pati ...
Recommended