Zaev: Bie qeveria nese nuk hapen negociatat

  • 5 years ago
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Brukseli ka paralajmëruar se nëse Këshilli Evropian vendos të mos e pranojë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave sipas kapitujve për aderim në BE, ekziston mundësia e rënies së qeverisë.

?Nëse vendosin të mos e japin datën, ekziston mundësia të shkatërrohet qeveria. Kjo qeveri stabile, më të gjitha vendimet pozitive, me siguri se do ta humb shumicën në parlament, për shkak se deputetëve në Kuvend u premtuam se do të kemi vendim pozitiv nëse shkojmë përpara?.

Kjo deklaratë e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për jo stabilitet politik dhe mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të përforconte forcat nacionaliste dhe populiste, nga një pjesë e opinionit në Shkupit interpretohet si frikë për përkrahjen politike, kurse të tjerë janë të mendimit se në këtë mënyrë i bëhet presion BE-së.

Tv Klan

Recommended